Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se “epoka e artë” e marrëdhënieve me Kinën ka përfunduar. Në fjalimin e tij të parë për politikën e jashtme, Sunak ka thënë se marrëdhëniet e ngushta ekonomike me Kinën në dekadën e fundit përbëjnë naivitet. Sipas tij, është koha që Mbretëria e Bashkuar të zëvendësojë shpresën me “pragmatizëm” për t’iu vënë përballë konkurrencës.