Top News/ Perëndimi, një hap larg trupave në Ukrainë/ Orban: Evropa drejtohet nga shumica pro-luftës
22/04/2024 13:41

Institucionet evropiane qeverisen sot nga një shumicë pro luftës dhe ne jemi vetëm një hap larg dërgimit të trupave perëndimore në ukrainë”, shkruan kryeministri hungarez Viktor Orban në Facebook. “Në evropë, mbizotëron atmosfera e luftës, politika dominohet nga logjika e luftës. Unë shoh që të gjithë po përgatiten për luftë”, shkruan më tej Orban. “Ne jemi vetëm një hap larg dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë. Kjo është një vorbull lufte që mund ta shtyjë evropën drejt abisit. Brukseli po luan me zjarrin”, shkruante kryeministri hungarez në një paragraf tjetër. “Ne hungarezët, e dimë se si është lufta. Jemi përfshirë disa herë në luftë...ne nuk duam luftë dhe nuk duam që Hungaria të bëhet edhe një herë një park lojërash i fuqive të mëdha. Ndaj ne duhet të luftojmë për paqen, në vendin tonë, në bruksel, në uashington, në kombet e bashkuara dhe në nato”, përfundoi Orban. Ky i fundit, është ndër liderëve të vetëm evropianë që ka mbajtur kontakte me presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht pushtimit të ukrainës dhe ka thënë në mënyrë të përsëritur se kundërshton dërgimin e më shumë parave dhe armëve në Kiev. Ai po ashtu dihet se adhuron ish presidentin amerikan Donald Trump. Pak kohë më parë, Orban ishte në shba ku u takua me Trump, të cilin edhe e quajti ‘një njeri të paqes”, Pas takimit, orban tha se nëse Donald Trump rizgjidhet president, nuk do ti japë as edhe një qindarkë ndihmë ukrainës e kështu, lufta do të përfundojë menjëherë pasi dihet se kievi nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta.

Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05