Ringritja ekonomike e Britanisë nga kriza ku e zhyti koronavirusi do të jetë shumë më e dobët nga sa pritej, paralajmëroi qeveria të mërkurën duke paraqitur një buxhet që mbron vendet e punës por edhe rrit taksat e korporatave. Britania ëhstë një nga vendet e evropës të goditura më rëndë nga koronavirusi me mbi 120 mijë viktima dhe katër milionë raste. Por shpresat e saj për rimëkëmbje ekonomike janë rritur për shkak të programit të saj të shpejtë të vaksinimit, që ka bërë që miliona persona të marrin një vaksinë.