Top News – Pasuesi i Merkel si kancelar…/ CDU-ja mbështet besnikun Armin Laschet
20/04/2021 12:10

Besniku i Angela Merkelit, Armin Laschet, i cili që nga janari është në krye të CDU-së, mbështetet tani nga kryesia e partisë edhe si kandidat për kancelar në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator. Nga 2012 Armin Laschet është një nga të pesë zëvendëskryetarët e CDU-së. Katoliku nga zona e Rinit ka qenë gjithmonë partner i besueshëm i drejtuesve të partisë. Deri në vitin 2018, Angela Merkel dhe pasuesja e saj Annegret Kramp-Karrenbauer mund të mbështeteshin tek ai. Kur Merkeli në vitin 2015 u përball me stuhi politike në Gjermani për shkak të politikës ndaj refugjatëve, Laschet mbeti një nga shoqëruesit më besnikë dhe bashkëpunëtor i kancelares. Laschet e njeh mirë politikën. Para 30 vjetësh ai ka punuar si i ri në ekipin e presidentit të atëhershëm federal. Nga viti 1994-1998 juristi dhe gazetari u bë pjesë e Bundestagut, kurse nga viti 1999-2005 deputet i Parlamentit Europian. Nga viti 2010 Laschet është pjesë e parlamentit Renani-Veriore Vestfali. Aty ai arriti në vitin 2017 të fitojë zgjedhjet e landit dhe krijojë një koalicion me partinë, FDP. Krahas sukseseve, politikanit të CDU-së i është dashur të përballet edhe me dështime, Në vitin 1998 ai humbi mandatin e drejtpërdrejtë në Bundestag, dhe në vitin 2010 humbi përballë Norbert Röttgenit në konkurrencën për postin e kryetarit të CDU-së së landit. Tani 11 vite më vonë Laschet fiton në nivel federal. Armin Laschet duhet vetëm të presë me durim, deri sa Merkel të largohet, këtë shtator.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB