Top News – Pasaporta britanike për Hong Kongun/ Britania jetëson skemën, Kina nuk do t’i njohë
29/01/2021 14:34

Miliona banorë të Hong Kongut do të mund të aplikojnë për të jetuar dhe punuar në Britaninë e madhe pasi skema historike e emigracionit për shtetasit britanikë jashtë vendit të hyjë në fuqi të dielën. Kryeministri Boris Johnson lëvdoi të premten skemën që ofron një rrugë drejt shtetësisë britanike duke thënë se me këtë hap, plotësohej angazhimi i Britanisë së madhe ndaj ish shtetasve të saj. “Jam shumë krenar që ne kemi hapur këtë rrugë për banorët e Hong Kongut, që mund të jetojnë, punojnë dhe ta bëjnë vendin tonë, vendin e tyre”, tha Johnson. “Duke bërë këtë, ne kemi nderuar lidhjet tona të thella historike dhe miqësinë tonë me popullin e Hong Kongut, dhe jemi ngritur në këmbë për lirinë dhe autonominë, vlera këto që për Britaninë dhe për Hong Kongun janë të shtrenjta”. Sipas kësaj skeme, Britania vlerëson se rreth 3 milionë banorë të Hong Kongut, dhe familjarë të tyre, mund të vendosen në Britani për pesë vite dhe të aplikojnë për shtetësi të plotë. Skema u prezantua në korrik, pasi një legjislacion i diskutuar për sigurinë kombëtare u imponua nga Pekini dhe hyri në fuqi në Hong Kong duke goditur rëndë liritë politike. Por kina thotë se rruga drejt shtetësisë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe bie ndesh me punët e saj të brendshme. Ndërkohë të premten, kina tha se nuk i njeh më pasaportat e shtetasve britanikë për banorët e Hong Kongut.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30