Top News – Pas “stuhisë” Brdaric/ Vllaznia nis punën për kupën e Shqipërisë
15/03/2021 14:25

Kjo fundjavë ishte e turbulluar për skuadrën e Vllaznisë. Skuadra shkodrane pas disfatës me Bylisin e humbi kreun e renditjes që e mbajti për shumë e shumë javë duke ia lënë vendin Lacit. Pas kësaj humbjeje Vllaznia shkarkoi Brdaric, por më pas e riktheu në detyrë pas kërkesës së bërë nga futbollistët duke bërë që situata në këtë pikë të normalizohet dhe skuadra të nisë punën e zakonshme. Vllaznia që në Kategorinë Superiore e ka çuar në 5 numrin e ndeshjeve pa fitore, do të kërkojë që të ndryshojë këtë trend duke nisur nga kjo mesjavë ku do të luajë ndeshjen me Korabin e vlefshme për çerekfinalen e Kupës Së Shqipërisë, një kompeticion që garanton kualifikimin në kompeticionet evropiane. Skuadra shkodrane i ka nisur seancat stërvitore dhe trajneri Brdaric do të ketë të plotë skuadrën e tij teksa në dispozicion të tij janë edhe Marku e Isaevski të riaftësuar plotësisht dhe që ndaj Bylisit qëndruan në pankinë. Sfida çerekfinale mes Vllaznisë e Korabit që do të luhet në Loro Borici, është unike pra skuadra gjysmëfinaliste do të përcaktohet për 90 minuta, 120 minuta ose edhe me penallti nëse do të jetë e nevojshme dhe për këtë arsye trajneri gjerman në këtë ndeshje me Korabin pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë. Një kualifikim në Kupën e Shqipërisë, përveçse do të afronte Vllazninë me objektivin e saj për një fitore të mundshëm të Kupës, do të rriste më shumë moralin e skuadrës për ndeshjen që do të luajë në fundjavë ndaj Kastriotit në stadiumin e Kamzës. ndërkaq në mesjavë, përveç Vllaznia-Korabit, do të luhen edhe 3 ndeshjet e tjera çerekfinale të Kupës; Laçi-Partizani, Dinamo-Skënderbeu dhe Teuta-Kukësi dhe të gjitha këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb

Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07
Top Channel/ Sam Barrott i Premier League arbitron Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në Tiranë
24/09 15:36
Top Channel/ Maran projekton formacionin ndaj Bjellorusisë, dëmtimet i hapin rrugë të rinjve
23/09 15:32
Top News- Ndeshjet në Nations League. Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë të lojtarëve
23/09 10:15
Top Channel/ Formacioni i kombëtares, zbulohen dilemat e trajnerit Maran
22/09 22:56
Top Channel/ Kombëtarja humb pjesët, dëmtohen Laçi dhe Pajaziti
21/09 22:53
Top News- Largimet e Rrahmanit e Hadërgjonajt. Kosova, trajneri Foda jep versionin e tij të fakteve
21/09 15:21
Top News – Manaj dhe Ramadani. ‘Duam vendin e parë në grup në Nations League’
21/09 14:44
Top News- Broja e Bajrami jashtë…Maran shpjegon zgjedhjet: Ja pse nuk i thirra
19/09 13:00
Top News- Nations League, Broja e Bajrami jashtë/ Risitë e kombëtares, Maran shpall listën
19/09 12:57
Top Channel/ Maran zgjedh 29 kuqezinjtë, kë riktheu dhe kë la jashtë liste
19/09 12:41
Top News- Rrëfimi ndryshe i Ronaldo Maran. ‘Ndihem si në shtëpi, vlerësoj vendosmërinë tuaj’
14/09 14:46
Top Channel/ Humbja me Kukësin, Besëlidhja nis përgatitjet për fitore
11/09 23:20
Top News- Kombëtarja në Nations League. Dalin në shitje biletat për sfidën në San Marino
10/09 21:46
Top Channel/ Superndeshja në Top Channel! Napoli-Arsenal falas, studioja e re nis në orën 20:00
09/09 20:03
Top Channel/ Mbyllet një epokë e Artë, Messi njofton tërhiqjen nga Kombëtarja e Argjentinës
31/08 22:02
Top Channel/ Video e re e incidentit pas Elbasani–Vllaznia, presidenti i ekipit shkodran godet…
31/08 20:12
Top Channel/ Platini nuk kursehet ndaj Infantinos: Që atëherë e kishte mendjen te paratë
31/08 13:39
Top Channel/ Çudirat e Superiores, ikin dritat në stadium për ndeshjen Teuta-Tirana
30/08 21:19