Top News – Pas Pfizer, Sputnik e Sinopharm/ Serbia merr edhe vaksinën e Astrazeneca-s
21/02/2021 17:12

Kontingjenti i parë i 150,000 dozave të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, ka arritur në mëngjesin e së dielës në Serbi.Aeroplani me vaksina, që ka ateruar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla”, është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.Ai ka deklaruar se sigurimi i këtyre vaksinave është mundësuar nga bisedimet trepalëshe në mes të Serbisë, Britanisë së Madhe dhe Indisë, andaj në aeroport janë parë edhe përfaqësuesit e këtyre shteteve në Serbi, Sian McLeod dhe Vijay Kumar, respektivisht."Faleminderit për mbështetjen e Serbisë dhe për mundësinë që të importojmë nga India. Ky moment është me shumë rëndësi për ne," ka thënë Vuçic. Ambasadorja britanike, Sian McLeod, ka thënë se është e lumtur që sheh arritjen e vaksinave të kompanisë AstraZeneca në këtë shtet. "Vaksinimi i botës do të thotë punë globale. Unë pres që këto vaksina të jenë në dispozicion në gjithë botën së shpejti," është shprehur ajo. Vijay Kumar nga ambasada e Indisë, ka thënë se Serbia është vendi i parë në rajon që siguron këto vaksina të prodhuara në Indi. "Kryeministri indian Narendra Modi ka thënë në disa raste që India do t'i bëjë kapacitetet e saj të prodhimit, të disponueshme edhe për vendet e tjera," ka deklaruar mes tjerash Kumar. Vuçic ka njoftuar edhe se Serbia pritet të sigurojë vaksinat tjera kundër koronavirusit, përmes mekanizimit ndërkombëtar COVAX, në fund të marsit ose fillim të prillit. "Por para se të vijnë vaksinat nga programi COVAX, ne sigurisht që do të vaksinojmë dhe rivaksinojmë 1.1 ose 1.2 milion njerëz. Kjo përbën 20 për qind e popullsisë së rritur ", ka thënë ai. Pas dërgesës të së dielës, Serbia konsiderohet një nga vendet e pakta në botë, ku qytetarët e saj do të jenë në gjendje të zgjedhin midis katër vaksinave të ndryshme kundër koronavirusit. Ky shtet deri më tani ka siguruar vaksinën e kompanisë amerikane, Pfizer, atë ruse, Sputnik V, kineze Sinopharm dhe tani vaksinën e kompanisë AstraZeneca.Kjo e fundit është miratuar nga Bashkimi Europian në fund të janarit.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09