Top News – Pas krizës së Corona-s: Kina raporton rritje të jashtëzakonshme eksporti
08/12/2020 11:54

Pas rënies drastike në pranverë, tregtia e jashtme e Kinës po rimëkëmbet. Autoritetet doganore kineze raportuan një rritje të papritur të eksporteve për nëntorin. Deficiti tregtar vazhdoi të rritet. Eksportet e Kinës në nëntor u rritën papritur: Sipas doganave kineze, ato ishin 21.1 përqind më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, d.m.th. para fillimit të krizës ekonomike globale të lidhur me Corona-n. Në përgjithësi, Kina shiti mallra me vlerë 268 miliardë dollarë. Importet u rritën me 4.5 përqind – dhe kështu më pak se sa pritej. Këto dy vlera tregojnë se tepricat e eksporteve po rriten me shpejtësi: eksportet e Kinës gjeneruan 75 miliardë dollarë më shumë sesa mallrat e importuara nga Republika Popullore. Teprica tregtare u rrit me 102.9 përqind. Në një kohë që ekonomitë në shumë pjesë të botës janë akoma plotësisht nën ndikimin e efekteve të pandemisë së Corona-s, Kina ka të ngjarë të vazhdojë të përmirësojë pozicionin e saj fillestar: vendi më i populluar në botë e ka virusin në një masë të madhe nën kontroll dhe që nga vera ka raportuar vetëm infektime të izoluara. Kina po rimëkëmbet nga Corona Kjo ka ndikim edhe te tregues të rëndësishëm ekonomikë, të cilët tregojnë për lart: indeksi i menaxherëve të blerjeve, të revistës së njohur të biznesit “Caixin” u rrit me 1.3 në 54.9 pikë në nëntor – niveli më i lartë që nga nëntori 2010, kur ekonomia u rimëkëmb nga kriza globale financiare. Është muaji i shtatë me radhë që barometri ekonomik është rritur. Punësimi u rrit në nëntor më fort sa asnjëherë prej majit 2011. Ekspertët kinezë parashikojnë një rritje ekonomike prej më shumë se 5.5 përqind për tremujorin aktual, pas 4.9 përqind në tremujorin e tretë. Në këtë mënyrë, ekonomia e Kinës duhet të arrijë rritjen prej 2.0 deri në 2.2 përqind gjatë gjithë vitit – në një kohë që shumë vende përballen me një rënie ekonomike, të shkaktuar nga pandemia në prodhimin e tyre ekonomik.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20