Top News – Pas dhunës në kongres/ ’Boom’ dorëheqjesh në shtëpinë e bardhë
07/01/2021 21:16

Sekretarja amerikane e Transportit Elaine Chao tha të enjten se do të japë dorëheqjen, pas sulmit ndaj Kapitolit. Chao, bashkwshortja e udhëheqësit të shumicës së senatit Mitch McConnell, tha se dorëheqja e saj do të hynte në fuqi të hënën. Ajo tha se sulmi "e ka shqetësuar thellë në një mënyrë që thjesht nuk mund ta injorojw". Ish Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney tha se ai do të largohet nga posti i tij diplomatik, duke iu shtuar listës në rritje të dorëheqjeve nga administrata Trump pas ngjarjeve të së mërkurës në Kapitol. Mulvaney njoftoi të enjten se po jepte dorëheqjen si i dërguar i posaçëm në Irlandën e Veriut dhe tha se zyrtarë të tjerë të administratës kanë shqyrtuar mundësinë për dorëheqje. "Nuk mund ta bëj. Nuk mund të qëndroj”, tha Mulvaney për kanalin CNBC. "Ata që zgjedhin të qëndrojnë, dhe unë kam biseduar me disa prej tyre, po zgjedhin të qëndrojnë sepse janë të shqetësuar se presidenti mund të sjellë dikë më të keq". Menjëherë pas kësaj, zëvendës ndihmësi i sekretarit të Departamentit të Tregtisë për inteligjencën dhe sigurinë, John Costello, tha se dhuna e shtyu atë të dorëhiqej. Një nga strategët kryesorë të politikës për Kinën, Matt Pottinger, njoftoi dorëheqjen të mërkurën. Stephanie Grisham, shefja e kabinetit të zonjës së Parë Melania Trump, e cila më parë ka qenë sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë, ishte zyrtarja e parë e administratës që njoftoi dorëheqjen të mërkurën. Zëvendës sekretarja e shtypit Sarah Matthews dha dorëheqjen menjëherë pas kësaj, e ndjekur nga sekretari për çështjet sociale të Shtëpisë së Bardhë Rickie Niceta, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Numri në rritje i dorëheqjeve dhe kritikave nga disa prej aleatëve më të afërt politikë të Trump në lidhje me sjelljen e tij dwshmon një qwndrim tw qartw kundwr presidentit. Sipas burimeve, në ditët në vijim mund të ketë dorëheqje të tjera. Pamjet: AFP

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01