Top News – Pas betimit të Joe Biden/ Evropa shpreson përmirësim të marrëdhënieve
20/01/2021 21:53

Pas betimit të Joe Biden si president i 46 i shteteve të bashkuara, udhëheqësit evropianë nuk kanë vonuar të shfaqin shpresën në përmirësimin e marrëdhënieve me Amerikën. “Pres me padurim të punoj me Biden dhe administratën e tij të re, duke forcuar partneritetin mes vendeve tona dhe duke punuar në prioritetet tona të përbashkëta: nga trajtimi i ndryshimeve klimatike, rimëkëmbja nga pandemia, deri te forcimi i sigurisë sonë transatlantike”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson. “Le të ndërtojmë një pakt të ri për një Evropë më të fortë, për një Amerikë më të fortë dhe për një botë më të mirë”, tha Charles Michel, president i Këshillit Evropian. “Një NATO e fortë është mirë edhe për Amerikën Veriore, edhe për Evropën, sepse askush prej nesh nuk mund t’i përballojë sfidat i vetëm. Sot është fillimi i një kapitulli të ri dhe unë mezi pres bashkëpunimin tonë të ngushtë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ndërsa presidenti i gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier tha se transferimi i pushtetit te Bideni sjell me vete “shpresën se bashkësia ndërkombëtare mund të punojë së bashku në të ardhmen, më ngushtë dhe më mirë, për t’i zgjidhur problemet e mëdha të kohës sonë”. Edhe qeveria franceze, përmes zëdhënësit të saj tha se pret me padurim të ndërtojë një marrëdhënie të fortë, të dobishme dhe të rinovuar me presidentin Biden. Ish presidenti Donald Trump është përplasur në mënyrë të përsëritur me homologët e tij evropianë për një varg çështjesh, nga tregtia deri te shpenzimet e mbrojtjes. Ai shpesh e ka qortuar publikisht kontinentin për politikat e tij.

Top News – Gjermania blen ‘Patriotët’ e Trumpit / Merz mirëpret vendimin për armët në Ukrainë
15/07 12:40
Top News – Shpërthen Kina, sfidon Trumpin / Rritja ekonomike mbi pritshmëritë, pavarësisht tarifave
15/07 12:36
Top News – BE publikon ‘listën e zezë’ të tarifave/ Avionët, makinat e pijet amerikane në shënjestër
15/07 12:35
Top News – Zjarr ferri mbi Ukrainë…Rusia ashpërson sulmet, çfarë kërkon Putini?
15/07 12:33
Top Channel/ Trump paralajmëron Rusinë: Jam i zhgënjyer, por ende s’kam mbaruar me Putinin
15/07 12:32
Top News – Piloti ishte në depresion…Katastrofa ajrore me 260 viktima, detajet e hetimit
15/07 12:30
Top News – Rusia hedh poshtë ultimatumin: Nuk duam t’ia dimë për ‘teatrin’ e Trumpit
15/07 12:29
Top News – Trump: Nuk kam mbaruar me Putinin! 50 ditë ultimatum për marrëveshjen e armëpushimit
15/07 12:28
Top Channel/ Skenari i Rusisë, ekspertët: Ja përse po i shton sulmet ndaj Ukrainës!
15/07 12:24
Top News – I kërkon Zelenskit të godasë Moskën! Trump: T’i bëjmë rusët që të ndiejnë dhimbjen
15/07 12:20
Top Channel/ Kina “nuk pyet” për tarifat e Trumpit: Shpërthen ekonomia kineze, rritje “e paparë”!
15/07 12:02
Top Channel/ “Nuk i hiqet mbrojtja afganëve”: SHBA, Gjykata bllokon përkohësisht urdhrin qeveritar!
15/07 12:01
Top Channel/ Roma dhe Athina në alarm për Libinë: Po “shpërthen” sërish emigracioni!
15/07 12:00
Top Channel/ Trump: “I zhgënjyer me Putinin, por nuk kam mbaruar ende me të”!
15/07 11:59
Top Channel/ Tronditet Gjermania! I akuzuar për eliminimin e 15 pacientëve, nis gjyqi për mjekun
14/07 23:16
Top Channel/ “Arrini marrëveshjen me Ukrainën”, Trump kërcënon Rusinë: Afat deri në…
14/07 23:13
Top Channel/ “Përvëlohet” Spanja! I nxehti bën kërdinë, bilanc tragjik viktimash brenda dy muajsh
14/07 23:06
Top Channel/ Prapaskenat e lëvizjes së Trump, takimi me Zelenskyn tek telefonata Putin
14/07 21:50
Top News – ‘Sekretet’ e telefonatave. Sapo Trump mbyll telefonin, Putin bombardon Ukrainën
14/07 20:45
Top Channel/ Trump, ultimatum Putin: Jepi fund luftés brenda 50 ditësh!
14/07 19:35