Top Channel/ “Arrini marrëveshjen me Ukrainën”, Trump kërcënon Rusinë: Afat deri në…
14/07/2025 23:13

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kërcënuar Rusinë me tarifa të reja, nëse nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë brenda 50 ditëve. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ai tha se ishte “shumë i pakënaqur” me Moskën. Trump kërcënoi me “tarifa të rënda” nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve. Presidenti amerikan thotë se ka arritur një marrëveshje për të dërguar armë në NATO për të ndihmuar Ukrainën. Ai gjithashtu theksoi se do t’i dërgojë “armë të nivelit të lartë” NATO-s, e cila më pas do të jetë në gjendje t’i dërgojë ato në Ukrainë. “Ne kemi arritur një marrëveshje sot ku do t’u dërgojmë atyre armë dhe ata do të paguajnë për to”, tha ai. Trump tha se anëtarët e NATO-s, jo taksapaguesit amerikanë, do të mbulonin koston e armëve. Lufta “duhet të ndalet. Këto janë pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që do të blihen nga Shtetet e Bashkuara, do t’i shkojnë NATO-s dhe do të shpërndahen shpejt në fushën e betejës”, shtoi ai. Ai tha se bateritë e raketave Patriot do të dërgohen “brenda ditësh” dhe “do të fillojnë të mbërrijnë së shpejti”.

Top News- 12 vite burg ndaj Bajroviç/ Dëshmitarët: S’pamë drejtësi për Masakrën e Staradranit
03/07 21:00
Top News – SHBA tërheq trupat. Përfundon misioni në Nigeri kundër grupeve xhihadiste
03/07 20:15
Top News- Prindërit e Zelensky-t me 11 mln dollarë. Antikorrupsioni zbulon llogaritë, ‘janë dhurata’
03/07 19:30
Top News – Shpërthimi me bombë në Monako. E dyshuar një grua ukrainase, maskohej si burrë
03/07 18:00
Top News – Putin humbet pushtetin këtë vit / Vë bast në Polimarket, mund të fitojë 2.6 milion USD
03/07 17:30
Top News – Vija e frontit ‘ngriu’ në qershor / Vrulli rus bie, Ukraina ‘fiton terren’, analiza e AFP
03/07 17:14
Top News – ‘Dr. Trump’ poston videon e çuditshme /‘Këshilla mjekësore’ për të famshmit që nuk e duan
03/07 17:00
Top Channel/ Dronët ‘spiunë’ të Putinit mbi Europë? Të dhënat tronditëse të studimi zbulojnë se…
03/07 15:01
Top Channel/ U fut fshehurazi në pishinë gjatë natës, humb jetën tragjikisht 28-vjeçari, dyshohet…
03/07 14:51
Top News – Izraeli do vriste negociatorët / SHBA paralajmëroi Iranin, ‘Netanyahu nuk donte paqe’
03/07 14:48
Top News – Mrekulli mes rrënojave të tërmetit / Nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën 140 ton beton
03/07 14:29
Top Channel/ Ceremonia përkujtimore për funeralin e Khameneit, ‘paralizohen’ qytetet iraniane
03/07 14:22
Top News – Verë e pamëshirshme në Evropë / 3700 vdekje nga i nxehti në Francë, Belgjikë e Holandë
03/07 14:18
Top News – Teleskopi i NASA-s po bie në Tokë / Ndizet alarmi, nis me urgjencë misioni i shpëtimit
03/07 14:17
Top Channel/ Atentati ndaj biznesmenit, autore një grua 30-vjeçare, zbardhen detajet
03/07 14:03
Top Channel/ Botërori me robotë! Humanoidët me AI zbresin në fushë, synojnë kampionët e FIFA-s
03/07 12:24
Top News – Ukrainasit pastrojnë rrënojat / Kievi mban zi për 30 të vrarët në sulmin rus
03/07 12:23
Top News – Liderët e NATO-s mblidhen në Ankara / Të zbuten tensionet me Trumpin, qëllimi i samitit
03/07 12:22
Top News- 46 gradë celcius, shkrihet asfalti / Kupola e nxehtësisë përvëlon SHBA-në, thyhen rekordet
03/07 12:21
Top News – Irani varros udhëheqësin suprem / Një javë vajtim për Ali Khamenein, nisin ceremonitë
03/07 12:20