Top News – Parisi paralajmëron… Francezët në vendet myslimane
27/10/2020 19:42

Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj, që jetojnë apo udhëtojnë në disa shtete me shumicë myslimane, të jenë tejet të kujdesshëm në kohën e zemërimit të rritur për shkak të disa karikaturave të shfaqura të Profetit Muhamed. Ministria e Jashtme e këtij shteti, u ka bërë thirrje qytetarëve francezë në Indonezi, Bangladesh, Irak dhe Mauritani, që të qëndrojnë larg nga secila protestë që mund të zhvillohet rreth këtyre karikaturave, si dhe të qëndrojnë larg organizimeve publike.Ambasada franceze në Turqi ka nisur kërkesë të ngjashme për qytetarët e saj atje. Më 27 tetor në Bangladesh, dhjetëra mijëra protestues kanë mbajtur fotografi të presidentit francez, Emmanuel Macron me fjalët: “Macron është armiku i paqes”. Në Iran, Ministria e Jashtme ka ftuar për intervistim të dërguarin francez në këtë shtet lidhur me karikaturat, kanë raportuar mediat shtetërore iraniane ditën e martë. Zemërimi është ngjallur pas një sulmi me thikë jashtë një shkolle franceze më 16 tetor, në të cilin një burrë me origjinë çeçene i ka prerë kokën mësuesit Samuel Paty, i cili u ka treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimi rreth lirisë së shprehjes. Karikaturat - të publikuara vite më parë nga revista satirike franceze, Charlie Hebdo, zyrat editoriale të së cilës janë sulmuar më 2015 nga sulmues që kanë lënë të vdekur 12 persona - shihen si blasfemi nga myslimanët. Prej prerjes së kokës së Patyt, karikaturat janë shfaqur në disa pjesë të Francës, në shenjë solidariteti, ndërsa Macron, i cili është takuar me komunitetin mysliman në Francë, është zotuar se do ta luftojë “separatizmin islamist”.

Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
DIGITALB DIGITALB