Top News – Paralajmëron ndryshimin e kushtetutës/ Kritikët: Erdogan kërkon të zgjasë qeverisjen
02/02/2021 11:12

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se Turqia mund të miratojë një kushtetutë të re. Deklarata e tij ngjalli diskutime nëse ai përmes kësaj mase, po synon zgjatjen e qeverisjes së tij, thote Reuters dhe AFP. Erdogan, 66 vjeçari e ka drejtuar Turqinë si kryeministër ose president që nga viti 2002, duke forcuar kontrollin e tij mbi kombin me 83 milionë banorësh, si dhe duke i mbijetuar një grusht shteti të dështuar. Në 2017 Turqia ndryshoi Kushtetutën duke i siguruar presidentit më shumë fuqi ekzekutive, dhe duke e zbehur fuqinë e pozitës së kryeministrit. Ai më pas fitoi zgjedhjet presidenciale më 2018. Ky është mandati i parë nga dy mandatet e mundshme pesë-vjeçare sipas rregullave. Zgjedhjet në Turqi janë planifikuar të mbahen në qershor të vitit 2023, që do të thotë se, nëse ai rizgjidhet, qeverisja e tij do të duhet të mbyllet deri në vitin 2028. Por tani, pas një takimi katër orësh te kabinetit te tij, Erdogan hodhi idenë e hartimit te një Kushtetutë të re për të zëvendësuar atë që Turqia ka përdorur që nga viti 1982, pas një grushti shteti ushtarak. “Është e qartë se burimi i problemeve të Turqisë është se kushtetutat janë shkruar gjithmonë nga puçistë”, tha Erdogan në televizionin kombëtar. “Nëse arrijmë një mirëkuptim të përbashkët me partnerët tanë (koalicionin qeverisës), ne mund të marrim masa për një Kushtetutë të re në të ardhmen”, shtoi ai. Erdogan kurrë nuk ka humbur në zgjedhje, por popullariteti i tij është zbehur që kur autoritetet nisën një operacion arrestimesh pas grushtit të dështuar te shtetit në 2016.

Top News- Protestuesit djegin Nepalin/ Kryeministri jep dorëheqjen pas zemërimit të popullit
09/09 21:10
Top News- Izraeli godet selinë e Hamasit në Katar/ Objektiv drejtuesit të lartë të Hamasit në Doha
09/09 18:14
Top News- Me urdhërarresti ndërkombëtar/ Ekstradohen dy persona nga Shqipëria në Kosovë
09/09 18:11
Top News- Rusia rrezik jo vetëm për Ukrainën/Presidenti polka-Putin mund të pushtojë shtete të tjera
09/09 18:11
Top News – Zhvendos Krishtlindjen në 1 tetor / Maduro: Populli ka të drejtë të jetë i lumtur
09/09 15:31
Top News – Apple prezanton iPhone-in e ri / Më i hollë dhe më mahnitës, vjen edhe iPhone Air
09/09 15:30
Top Channel/ Nepal, kryeministri jep dorëheqjen: Protestuesit i vënë flakën parlamentit!
09/09 15:26
Top News – Koka derri para xhamive në Paris / Nis hetimi, dënohet ‘fyerja’ ndaj myslimanëve
09/09 15:24
Top News – Londra në telashe, metroja në grevë / Banorët u kthehen biçikletave dhe anijeve
09/09 15:23
Top News – Gjermania përgatitet për luftë…me ravioli! Qeveria mbledh rezerva ushqimore
09/09 14:32
Top Channel/ “E mbyllim luftën që nesër”: Izraeli pranon propozimin e Trumpit për paqen!
09/09 14:28
Top Channel/ Kallas: Brukseli gati për masa kundër Izraelit, por na bllokojnë disa anëtarë!
09/09 14:27
Top News – Urimi ‘i pacipë’ i Trump për Epstein / Ligjvënësit publikojnë ‘librin e ditëlindjes’
09/09 13:55
Top News – Bombë mbi ‘radhën’ e pensioneve / Rusia sulmon fshatin ukrainas, të paktën 21 viktima
09/09 13:49
Top News – Aktivizohet njësia e frikshme e Putinit/ Sabotazh në det të thellë, paralajmëron Britania
09/09 13:35
Top Channel/ Sulmohet me dronë flotilja me ndihma drejt Gazës, në bord edhe Greta Thunberg!
09/09 12:10
Top News – Kthehet Covidi në Itali…2 mijë raste në një javë, varianti Stratus nën vëzhgim
09/09 11:42
Top News – Spiunë bjellorusë në Evropë / Çekia dhe aleatët shkatërrojnë rrjetin
09/09 11:41
Top Channel/ Emigracioni, Gjykata Supreme mbështet Trumpin: Bastisjet do të vazhdojnë!
09/09 11:36
Top Channel/ Ushtria izraelite urdhër urgjent evakuimi: Ikni tani nga Gaza city, në të kundërt…
09/09 11:26