Top News – Paralajmërimi FBI-së/ Po u shkarkua Trump, mund të shpërthejë dhuna
11/01/2021 22:21

Byroja Federale e Hetimit u ka dërguar një memo agjencive ligjzbatuese në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku paralajmëron për protesta të mundshme të armatosura në 50 shtete amerikane duke nisur nga 16 janari dhe thotë se një grup I armatosur ka kërcënuar gjithashtu të udhëtopjë drejt Washingtonit në të njëjtën ditë nëse Kongresi shkarkon presidentin aktual Donald Trump. Memoja përmban edhe informacione nga departamenti I mbrojtjes si dhe të dhëna të grumbulluara nga rrjetet sociale, ku shihen me shqetësim thirrjet për të sulmuar ndërtesa administratative, federale e lokale nëse Trump largohet nga detyras para 20 janarit, kur ben betimin demokrati Joe Biden. Memoja del në dritë pikërisht atëherë kur Kryetarja e Dhomës së përfaqesueve, Nancy Pelosi, e akuzoi Trumpin për nxitje të kryengritjes, pesë ditë pasi turma e mbështetësve të presidentit sulmoi Kapitolin, në një përpjekje për të bllokuar Kongresin për të certifikuar fitoren e Bidenit në zgjedhje. Pentagoni thuhet se po merr në konsideratë mundësinë që të dërgojë deri në 13,000 roje për të siguruar zonën në Ditën e Betimit të Biden. Protestuesit pro-Trump e vunë në një trysni të pashembullt policinë e Kapitolit, e cila ishte shumë më e vogël në numër dhe qëndruan disa orë brenda ndërtesës, ndërkohë që personeli i sugurisë përpiqej të nxirrte ligjvënësit nga sallat. U deshën disa orë që autoritetet të rivendosnin kontrollin e ndërtesës. Përfundimisht policisë së Kapitolit i erdhi ndihmë nga Garda Kombëtare si dhe nga policia lokale dhe agjencitë federale të zbatimit të ligjit. Pas sulmit, disa ligjvënës ngriten pikëpyetje mbi përgatitjen e policisë së Kapitolit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Vijon takimi historik! Trump-Putin ballë për ballë prej më shumë se 1 orë
15/08 23:55
Top Channel/ Zelensky: Rusët po vrasin edhe ditën e negociatave. Duhet armëpushim
15/08 23:30
Top News- Trump takon Putin në Alaskë/ A do arrihet marrëveshja për ndalimin e luftës!
15/08 23:00
Top Channel/ Provokon rrjeti televiziv shtetëror rus: Gazetarët tanë hëngrën qofte pule nga Kievi
15/08 22:54
Top Channel/ Pakistani goditet rëndë nga përmbytjet! Uji mori para qindra njerëz, situatë tragjike
15/08 22:52
Top Channel/ Bilanc tragjik në Spanjë, shkon në 7 numri i viktimave nga zjarret
15/08 22:37
Top Channel/ Në prag të takimit të Putin me Trump, Rusia nuk i ndal sulmet vdekjeprurëse mbi Ukrainë
15/08 19:49
Top Channel/ “7 orë bisedime”, parashikimet për takimin Trump-Putin në Alaskë! Çfarë presin rusët?
15/08 19:47
Top Channel/ Zbërthehet plani: Samiti i Alaskës, jo si Jalta e 1945! Çfarë pritet nga Alaska
15/08 19:38
Top Channel/ Bota mban frymën! 2 orë nga takimi historik Trump-Putin, detajet e fundit
15/08 19:35
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top News – Shkon me bluzën BRSS te Trumpi…Provokon Lavrov, moment i çuditshëm para takimit
15/08 14:53
Top News – Lyen asfaltin për të luftuar të nxehtin / Të qëndrosh i freskët me ngjyra, risi në Vjenë
15/08 14:46
Top News – Hezbollahu nuk dorëzon armët / Kërcënon qeverinë: Libani nuk do ekzistojë më
15/08 14:45
Top News – Avionët ‘përplasin’ krahët / Aeroporti i Mançesterit ndal fluturimet, frikë në pistë
15/08 14:27
Top News – Kush i shpiku salçiçet Bratwurst…! Landet gjermane në sherr, Bavaria kundër Turingisë
15/08 14:25
Top News – Erdogan ndëshkon opozitën / Arreston një tjetër kryebashkiak dhe 40 zyrtarë
15/08 12:30
Top News – Gjermania paralajmëron Izraelin: Ndalo ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor
15/08 12:30
Top News – Trump e Putin vendosin për Ukrainën / Momenti më i rrezikshëm i luftës për Zelenskin
15/08 12:22