Top News – Paralajmërimet e Vetëvendosjes/ Hesht lista serbe, sa mund të ndikojë ajo në qeveri
24/02/2021 19:11

Lista Serbe refuzon të përgjigjet se si do të veprojë në raport me qeverinë e ardhshme, e cila pritet të krijohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kjo listë, e cila i ka fituar të gjithë dhjetë vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës të parapara për komunitetin serb, mund të jetë pjesë e qeverisë edhe pa qenë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës. Kjo gjë i garantohet me Kushtetutë, pasi në këtë rast, do të jetë subjekti i vetëm politik serb në Kuvendin e Kosovës. Por, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë se nuk do të bëjë koalicion me këtë subjekt politik, por vetëm me disa deputetë të tjerë të komuniteteve joshumicë. REL ka tentuar të kontaktojë me disa udhëheqës të Listës Serbe, asnjëri prej te cileve nuk është përgjigjur. Kushtetuta e Kosovës përcakton se zgjedhja e ministrave dhe zëvendësministrave të komuniteteve bëhet pas konsultimit me partitë që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe në rast se Lista Serbe refuzon të nominojë kandidatët për ministra në Qeverinë Kurti 2, ky subjekt nuk mund ta bllokojë procesin e formimit të qeverisë së re. “Ata mund ta bllokojnë Albin Kurtin që të zgjedhë një emër tjetër nga radhët e komunitetit serb, që nuk është pjesë e Listës Serbe, por nuk mund ta bllokojnë procesin pasues, atë të votimit të qeverisë, e cila mund të zgjedhet nëse i merr 61 vota, pavarësisht se të cilit komunitet janë”, thotë eksperti. Sipas tij, Lista Serbe nuk ka zgjidhje tjetër pervecse të emërojë kandidatët e saj.

Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39