Top News – Papa takon klerikun musliman/ Diskutojnë për sigurinë e të krishterëve në Irak
06/03/2021 11:59

Papa Françesku është takuar me një klerik të lartë shiit, në kuadër të një udhëtimi historik në Irak. Takimi i 6 marsit me Aystollah Ali al-Sistani është zhvilluar në qytetin e shenjtë Najaf, teksa Papa ka tentuar të dërgojë mesazh për bashkëjetesë paqësore dhe të mbështesë pakicën e krishterë në Irak. Kjo vizitë është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin irakian, dhe banorët janë parë duke përshëndetur takimin me mes të liderëve të dy religjioneve. Al-Sistani është figurë e rëndësishme në mesin e pakicës shiite në Irak dhe respektohet nga bota shiite. Pas mbajtjes së takimeve me dyer të mbyllura, al-Sistani ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se të krishterët në Irak duhet të jetojnë në paqe dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse irakianët e tjerë. Vatikani, në anën tjetër, ka thënë se Papa Françesku ka falënderuar al-Sistanin dhe popullin shiit, për “ngritje të zërit në mbrojtje të atyre që janë më të dobët dhe më të persekutuar”. Pakica e krishterë në Irak dikur vlerësohej se përbëhej nga 1.4 milion banorë. Mirëpo si pasojë e konflikeve, tani besohet se në Irak janë rreth 300,000 të krishterë, shumica prej të cilëve janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Irakianët kanë mirëpritur vizitën dhe vëmendjen ndërkombëtare që i është dhënë shtetit të tyre, i cili tenton të rimëkëmbet nga dekada të luftës dhe trazirave. Shtete tjera me shumicë myslimane, që ka vizituar Papa Françesku në të kaluarën janë: Turqia, Jordania, Azerbajxhani dhe territoret palestineze. Pamjet: AFP

Top Channel/ BE ndalon rrjetet sociale nën 13 vjeç: Mbrojmë fëmijët
16/09 23:01
Top News-Gjenerali “i tmerrshëm” i Putinit vritet nga një dron ukrainas në Donetsk, Moska ‘pa krahë’
16/09 21:30
Top News – Asnjë rrjet social para moshës 13 vjeç/ Von der Leyen prezanton planin, preken dhe 15-vjeçarët
16/09 21:00
Top News – Qeni që drejtoi shtëpinë e bardhë ngordh, zi në familjen presidenciale
16/09 19:32
Top News – 40 mijë bomba njëtonëshe në Izrael / Trump ‘ndryshon mendje’, 2.8 miliardë USD armatime
16/09 17:31
Top News – Të ndalim garën e armatimit në hapësirë! Rusia paqebërëse, apel SHBA-së: Ka ende kohë
16/09 17:00
Top News – Avioni i Zelenskit në shënjestër / Rusia sulmoi Moldavinë, ‘për pak u godit nga një dron’
16/09 15:37
Top Channel/ Totali 81 vite burg: Gjykata “shfajësoi” UÇK-në: “Faji ishte individual”!
16/09 15:09
Top Channel/ Haga dënon katërshen e UCK-së: “Krime ndaj kundërshtarëve, vrasje e torture”!
16/09 15:01
Top News – Lufta në Iran, 38 miliardë dollarë / Kostoja në qiell, rritet me 3 mld USD çdo muaj
16/09 13:51
Top News – Shembet pallati, 12 viktima e 100 zhdukur / Tragjedi mes rrënojave në Gaza
16/09 13:51
Top News – Helikopteri rrëzohet mbi shtëpi / Flakë e tym mbi Los Angeles, të paktën 3 viktima
16/09 13:39
Top News – Vrasje të shënjestruara në SHBA e BE / Shërbimet ruse të inteligjencës kanë gati planet
16/09 13:36
Top News – Kanadaja ‘pranohet’ në BE / Von der Layen hap dyert: Anëtare e asociuar
16/09 13:34
Top News – Ed Sheeran braktistet nga kolegët. Artistët largohen nga turneu i tij, shkak Palestina
16/09 13:30
Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Hashim Thaçin, Specialja e dënon me 25 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56