Top News – Pandemia në Evropë/ Rregullat për festa në çdo vend
20/12/2020 13:55

Në Britaninë e Madhe zbutja e planifikuar e rregullave të koronavirusit për të lejuar familjet që të takohen gjatë periudhës së krishtlindjes është rrëzuar tashmë për pjesë të mëdha të Anglisë juglindore duke prekur afro 18 milionë njerëz ndërsa për pjesën tjetër të Anglisë, Skocinë dhe Uellsin, rregulli është në fuqi vetëm për ditën e krishtlindjes. Italia ka urdhëruar një izolim kombëtar në periudhën e krishtlindjes dhe vitit të ri. Vendi do të jetë nën kufizimet e zonës së kuqe gjatë festave me dyqanet jo të domosdoshëm, restorantet dhe baret e mbyllura dhe italianët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për arsye të caktuara. Holanda dhe gjermania kanë kthyer izolimet deri në janar. Në gjermani, për krishtlindje do të ketë një zbutje, me dy familje që mund të takohen. Austria do të hyjë në izolimin e saj të tretë pas krishtlindjes. Nga 26 dhjetor, dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen dhe lëvizja jashtë shtëpisë do të kufizohet. Në Francë, presidenti Emmanuel Macron është në gjendje stabël pasi rezultoi pozitiv për koronavirusin. Ai manifeston ende simptoma si kollë dhe lodhje, por kjo nuk po e mban larg punës – thonë burime nga Elize. Kryeministri sllovak, Igor Matovic, që mori pjesë në një samit të BE me macron, javën e shkuar, tha se ai kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin të premten. Disa liderë të tjerë evropianë që ishin të pranishëm në samit, po ashtu u vunë në vetëizolim.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20