Top News – Pandemia në Evropë/ Mbyllje të reja për festa
14/12/2020 12:22

Kancelarja Angela Merkel dha urdhër për mbylljen e vendit gjatë Krishtlindjes mes një shtimi alarmues të rasteve të koronavirusit në Gjermani. Sipas masave të reja të emergjencës që do fillojnë nga 16 dhjetori deri me 10 janar, të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-të domosdoshme në mbarë Gjermaninë duhet të mbyllen, po ashtu edhe baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura. Në përpjekje për të parandaluar turmat në ambiente të jashtme gjatë periudhës në fjalë, po ashtu është ndaluar edhe shitja e fishekzjarreve dhe pirja e alkoolit në publik. I vetmi lehtësim është se deri në 10 persona do të lejohen të mblidhen për festimet e Krishtlindjes brenda një shtëpie ndërsa aktualisht lejohen vetëm 5 persona nga dy familje të ndryshme. Shkalla e infektimeve në Gjermani ka arritur nivele rekord gjatë ditëve të fundit dhe vendi tani renditet i 12-ti në botë për nga numri i rasteve. Por Gjermania nuk është e vetme në këtë qasje të saj. Në Itali, ku sipas të dhënave zyrtare janë afro 64 mijë viktimat e koronavirusit, kryeministri Giuseppe Conte po shton kufizimet për krishtlindje dhe vitin e ri, por disa epidemiologë thonë se masa ka qenë shumë e vonuar. Qeveria po diskuton mundësinë e një shtrëngimi të ri për festa dhe një kthim të të gjithë vendit në zonë të kuqe. Në fillim të muajit, shumë qeveri evropiane dukeshin të gatshme për zbutjen e masave kundër koronavirusit për periudhën e Krishtlindjes, përkundër paralajmërimeve të shkencëtarëve dhe mjekëve. Por tani, situata duket ndryshe. Javën që shkoi, edhe kryeministri francez njoftoi se do të shfuqizohej urdhri për izolim, por disa kufizime të rrepta dhe të reja do të mbeteshin në fuqi për Krishtlindje për shkak të të dhënave shqetësuese. Jean Castex tha se shpresonte të hiqeshin shumë rregulla të tjera, por nënvizoi se virusi nuk po e lejonte këtë. Si rezultat, në Francë po vendoset një ndalim qarkullimi i ri që fillon nga ora 8 e mbrëmjes.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20