Top News – “Pandemi”, fjala e vitit/ Zgjidhet nga kompanitë e fjalorëve
01/12/2020 12:12

Për të parën herë, dy kompani fjalorësh amerikane, përzgjodhën të njëjtën fjalë si “fjalën e tre të vitit” dhe ajo është, Pandemi. Merriam-Webster dhe Dictionary.com kanë bërë përzgjedhjet e tyre pasi Oxford Languages, lëshoi një raport me 16 faqe ku thuhej se një numër termash dikur të specializuar kishin hyrë në përdorim të gjerë gjatë krizës së covid 19. Sfidat e 2020, tha Ocford Languages, “sollën një emergjencë të re për rolin e leksikografit. Thuajse në kohë reale, leksikografët mundën të monitoronin dhe analizonin ndryshimet sizmike në të dhënat gjuhësore dhe rritjen e menjëhershme të përdorimit të shprehjeve të reja”. Për shkak se pandemia e koronavirusit solli një mori ndryshimesh gjuhësore, raporti thotë se 2020 është një vit që nuk mund të lidhet me një fjalë të vetme të vitit. Merriam-Webster dhe Dictionary.com nuk ishin në një mendje edhe pse edhe ata nënvizuan ndryshimin e madh. Sipas Dictionary.com, kërkimet për fjalën pandemi janë rritur me më shumë se 13500 për qind nga 11 marsi, dita kur OBSh shpalli emergjencën globale shëndetësore. Muaj pas muaji, kërkimet për fjalën pandemi, janë rritur me më shumë se 1 mijë për qind. Ndërsa në Merriam Webster.com, kërkimet për fjalën pandemi më 11 mars, ishin 115806 për qind më të larta në krahasim me një ditë më parë. Pandemi, një fjalë me rrënjë në gjuhën latine dhe greke, është një kombinim i “pan” – të gjithë, dhe “demos” për njerëz apo popullata. Kjo e fundit madje, sic vërejnë ekspertët, është edhe rrënja e fjalës demokraci. Fjala pandemi, daton që nga mesi i viteve 1600 dhe është përdorur fillimisht në kuptimin e “universal” dhe më specifikisht për sëmundjet në një tekst mjekësor në vitet 1660, pas shpërthimit të mortajës.

Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00