Këtë javë ligjvënësit amerikanë pritet të diskutojnë rreth paketës 2 trilionë dollarëshe mbi infrastrukturën të Presidentit Joe Biden. Paketa pritet të përballet me kundërshtinë e republikanëve të cilët thonë se fatura e saj është tejet e kushtueshme. Paketa e tij e infrastrukturës synon përmirësimin e rrjetit rrugor, urave, lidhje më të shpejtë në internet, trena me shpejtësi të lartë e projekte të tjera infrastrukturore. Ai pritet të zgjedhë mes dy mundësish, atë të negociimit me republikanët rreth asaj se çka duhet të përfshihet në paketë dhe se si do të paguhet ajo ose të bëjë përpara me miratimin e saj vetëm me votat e demokratëve. Deri më tani, Presidenti Biden po kërkon mbështetje dypartiake lidhur me paketën e tij. Pamjet: AFP