Top News – Pagoi për vrasjen e dyfishtë/ Gjykata lë në burg ‘të fortin’ e Elbasanit
01/04/2021 14:30

Gjykata e Elbasanit caktoi në spital masën arrest me burg për Ardjan Çapjan, të dyshuar se porositi dhe pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e Gentjan Beqirit, i cili u vra së bashku me të atin Nezirin. Masa e sigurisë nuk u dha në ambjentet e zakonshme të gjykatës, por në spital, në repartin e kardiokirurgjisë , ku Çapja mbahet i shtruar teksa pret t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale në zemër. Si provë kryesore për ndalimin e tij ka qenë dëshmia e të penduarit Ervis Bardhit, që ka marrë statusin e dëshmitarit të drejtësisë. Capja u prangos nga forcat RENEA në 29 mars. Në momentin e ndalimit, ‘trurit’ të fisit të Capjave iu gjet edhe një armë zjarri. Gentian Beqiri, i njohur ndryshe si Ardian Meta dhe babai i tij, u ekzekutua 15 gushtin e 2012-tës në lagjen “Çlirimi” në Elbasan. Në momentin e vrasjes, Gentiani ishte në banesë sepse i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Beqiri ka qenë i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005, vëllai i ardian capjas. ai ruhej nga efektivë policie, por autorët përdorën mikun e tij të fëmijrëise, Etien Canin për të hyrë brenda dhe Ervis Bardhi dyshohet se bashkëpunoi pikërisht me Canin. Beqiri u qëllua me 4 plumba me një arme me silenciator ndërsa i ati u dhunua barbarisht e ndërroi jetë edhe për shkak të një infarkti.

Top News – Mashtroi Netflix-in. Regjisori dhe skenaristi amerikan dënohet me burg
01/07 17:09
Top News – Hajdari mbetet në detyrë. KQZ – Nuk ndalohet ushtrimi i mandatit, dënimi u shlye
01/07 17:09
Top News – Rama prezanton Diellën: Ëndrra ime ta finalizoj dhe t’ja shes Gjermanisë
01/07 17:06
Top News – Task Forcë kundër piraterisë. Krasniqi: Të ashpërsohen sanksionet ndaj shkelësve
01/07 16:33
Top News-SPAK nuk bindi gjykatën, Majlinda Bufi e Roskovecit shpallet e pafajshme
01/07 16:32
Top News- “Më akuzuan se i spiunova”, analisti Demalia flet nga spitali pas dhunimit nga dy persona
01/07 16:31
Top Channel/ 23 monumente të dëmtuara nga tërmeti rikthehen në funksion pas restaurimit
01/07 15:29
Top Channel/ Aksidenti pas një infarkti? 5 të plagosur lënë Spitalin, 8-vjeçari në gjendje të rëndë
01/07 15:25
Top Channel/ Dhunohet ilir Demaliaj/ “Më sulmuan me grushte sapo dola nga shtëpia në Tiranë”
01/07 15:23
Top Channel/ Goditet pirateria digjitale, AMA mbylli 10 serverë ilegalë, BE do më shumë rezultate
01/07 15:21
Top Channel/ Gjykata liron nga akuzat kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi. SPAK kërkoi dënim
01/07 15:14
Top Channel/ Kreu i SPAK, Braho kërkon hetim të burimeve të parave për të goditur krimin zgjedhor
01/07 15:12
Top Channel/ Eurodeputetja: Shqipëria të zbatojë standardet e BE dhe të luftojë korrupsionin
01/07 15:10
Top Channel/ Padi në SPAK nga protesta, dorëzohet “Albanian files” me firmat ndaj Ramës
01/07 15:09
Top News – ‘PPE kërkon qeveri teknike’. Berisha: Të djathtët mbështesin protestat rinore në Tiranë
01/07 15:03
Top News-6 të plagosur lënë spitalin, si paraqitet gjendja e pasagjerëve pas aksidentit të rëndë dje
01/07 15:03
Top News – Protesta zhvendoset te SPAK. Qytetarët depozitojnë ‘Albanian Files’-Është provë
01/07 14:49
Top News – ‘Patronazhimi nuk është krim’. Braho: Strategji kombëtare për krimet zgjedhore
01/07 13:46
Top Channel/ Aksident ne Lushnje-Berat, makina tip golf përmbyset ne Fiershegan, 6 persona…
01/07 13:21
Top Channel/ Padi në SPAK nga protesta, dorëzohen “Albanian Files” me firmat ndaj kryeministrit
01/07 12:54