Presidenti amerikan Donald Trump, lëshoi një qortim të rrallë publik ndaj taktikave ushtarake të Izraelit në Liban që synojnë militantët e Hezbollahut, duke thënë se ishte e panevojshme të bombardoheshin ndërtesa të tëra apartamentesh për të eleminuar një militant të vetëm. Trump, i cili ditët e fundit ka shprehur pakënaqësinë e tij për sulmet izraelite në Bejrut, që ai tha se mund të kishin rrezikuar marrëveshjen e tij të paqes me Iranin, tha se Izraeli ka luftuar Hezbollahun, milicinë libaneze të lidhur me Iranin, për "shumë kohë".