Rreth dy milionë doza të vaksinës së koronavirusit të prodhuar nga universiteti i Oxfordit dhe Astrazeneca do të shpërndahen cdo javë duke filluar nga mesi i janarit, në britaninë e madhe. The Times raporton se AstraZeneca pret të shpërndajë dy milionë doza të vaksinës në total, nga java e ardhshme. “Plani është që më pas të rritet prodhimi shpejt dhe në javën e tretë të janarit do të prodhohen dy milionë vaksina në javë”, thotë një zyrtar për The Times.