Top News – OSBE rrezon Trumpin/ S`ka prova për manipulime zgjedhore
05/11/2020 18:33

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka dalë në përfundimin se nuk ka prova për parregullsi zgjedhore dhe se votimet e së martës në Shtetet e Bashkuara ishin “konkuruese e të mirëmenaxhuara”, pavarësisht sfidave logjistike që erdhën si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Për OSBE-në, deklaratat e presidentit Donald Trump për mangësi brenda sistemit elektoral zgjedhor të vendit janë të pabazuara dhe gërryejnë besimin tek demokracia. Këtë e pohoi në një deklaratë të tij kreu I misionit afatshkurter vëzhgues të OSBE-së, Michael Georg Link, sipas të cilit Trump nuk ofroi prova për pretendimet e tij. “Askush, politikan apo zyrtar i zgjedhur qoftë, nuk duhet të kufizojë të drejtën e popullit për të votuar”, u shpreh Link. Trumpi ka ndërmarrë hapin e parë që mund të çojë në një betejë të zgjatur ligjore. Në tre shtete kyçe të betejës elektorale për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve, në Xhorxhia, Miçigan dhe Pensilvani, zyrtarët e fushatës elektorale të tij paraqiten padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë, ndërsa në Wiskonsin është kërkuar rinumërim. Qëllimi është të pezullohet numërimi i votave të shumta të dërguara nëpërmjet postës, për të cilat Presidenti ka se janë të manipuluara dhe se po shtojnë shanset e sfiduesit demokrat Joe Biden për të fituar zgjedhjet. Demokrati Joe Biden shpalli fitoren në Miçigan e Ëiskonsin, por ende nuk ka dalë rezultati në Xhorxhia dhe Pensilvani. “Kërkojmë të shohim votat që u hapën dhe u numëruan ndërkohë që ne nuk patëm qasje të mjaftueshme”, tha menaxheri i fushatës Trump, Bill Stepien. Vetë Trump foli së fundi në Tëitter për një betejë të madhe ligjore në Pensilvani, ku rezulton të jetë vërtet në avantazh. Kërcënimi se do ti drejtohet Gjykatës së Lartë tregon se Trump po përgatitet për një betejë ligjore në këto zgjedhje që janë ndër më të ankimuarat në historinë amerikane. Sipas BBC-së, Biden ka siguruar deri tani 253 nga 270 votat e nevojshme elektorale për presidencën amerikane, ndërsa Trump, 214. Pamjet: AFP

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20