Top News – Ora diellore… në fundjavë akrepat kthehen pas!
23/10/2020 12:10

Edhe tetori po shkon drejt fundit dhe ashtu si çdo vit, fundjava e fundit e muajit sjell edhe ndryshimin e orës, nga ora ligjore në atë diellore. Natën mes të shtunës 24 tetor dhe të dielës, 25 tetor, në 3 të mëngjesit, duhet të kthejmë pas akrepat e orës duke i pozicionuar në orën 2. Do të fitojmë një orë që e kemi humbur në fund të marsit, duke vendosur orën në linjë me Diellin: do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim 60 minuta dritë në mbrëmje, duke hyrë faktikisht në stinën e vjeshtës. Ky orar i ndryshuar do të mbetet në fuqi deri të dielën e 28 marsit 2021, kur do të kthehemi të ndryshojmë akrepat. E kjo mund edhe të jetë hera e fundit që e bëjmë pasi vitin e ardhshëm mund edhe të vendoset që të ruhet ora diellore apo të adaptohet ajo ligjore për gjatë gjithë vitit. Në verën e 2018-ës, rreth 5 milionë qytetarë evropianë morën pjesë në një konsultim të promovuar nga disa vende të Evropës, me Finlandën dhe Poloninë në radhë të parë, për një propozim për abrogimin e detyrimit për të kaluar nga një orar në tjetrin dy herë në vit. Pro heqjes së këtij detyrimi është shprehur shumica. Sidoqoftë, shtetet do të duhet të vendosin deri në prill të 2021 nëse do të ruajnë përherë orën ligjore apo atë diellore. Një pjesë vendesh kërkojnë atë diellore, tjetra atë ligjore e kjo mund të çojë në një ndarje të kontinentit të vjetër në dy fasha orare të ndryshme.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20