Top News – Omicron është i tmerrshëm / Fauci: Ka aftësi të jashtëzakonshme për tu përhapur
20/12/2021 12:19

Eksperti kryesor i sëmundjeve ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci ka paralajmëruar se shteti do të përballet me një dimër të zymtë teksa varianti i ri i koronavirusit, Omicron po nxit një valë të re të infektimeve në mbarë botën. Fauci tha se Omicroni ka “aftësi të jashtëzakonshme të përhapjes” dhe se ky variant po qarkullon në mbarë botën. Sipas Faucit, nëse vazhdohet me trendët aktualë, spitalet do të “mbingarkohen”, veçanërish në zonat ku ka nivel të ulët të vaksinimit dhe u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19. Ai tha për programin Meet the Press në NBC se udhëtimet gjatë Festës së Krishtlindjes do të rrisin përhapjen e variantin Omicron, edhe në mesin e personave të vaksinuar plotësisht. Vetëm 61 për qind e amerikanëve janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe 29 për qind kanë marrë dozat përforcuese, thuhet në të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Varianti Omicron përbën rreth 3 për qind të rasteve në SHBA, një përqindje që pritet të rritet, siç ka ndodhur edhe në shtetet e tjera, teksa ky variant pritet të bëhet dominues. Që prej se u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në muajin nëntor, raste me këtë variant janë regjistruar në dhjetëra shtete, duke shtyrë shumë qeveri që të vendosin masa kufizuese për udhëtime dhe masa të tjera. Ndërkaq, Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, tha për CBS se numri i rasteve me Omicron do të rritet ndjeshëm gjatë dy javëve të ardhshme. Por, as Fauci dhe as Collins nuk u kanë bërë thirrje amerikanëve të vaksinuar që të anulojnë udhëtimet për festat e fundvitit, por kanë thënë se njerëzit duhet të mbajë maska gjatë gjithë kohës në aeroporte, aeroplanë, trena dhe autobusë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11