Kompanitë japoneze dhe izraelite do të bashkëpunojnë në një projekt eksperimental që synon prodhimin e oksigjenit në Hënë. Vende të ndryshme vazhdojnë kërkimin e tyre për teknologji të mundshme për realizimin e misioneve afatgjata në Hënë. Sipas agjencisë Kyodo, Ispace nga Japonia dhe Helios nga Izraeli do të bashkëpunojnë në projektin që synon të prodhojë oksigjen në Hënë.