Top News – OBSH: ‘Më mirë syri, sesa nami’/ ‘Pagëzon’ variantet e covid, jo më emrat e shteteve
31/05/2021 22:23

OBSH ka njoftuar se që sot e tutje, do të përdorë shkronjat e alfabetit grek për t’iu referuar varianteve të Covid-19 të zbuluara për herë të parë në vende si Britania e Madhe, Afrika e Jugut apo India. Për shembull, varianti anglez do të quhet Alpha, varianti jugafrikan Beta, dhe ai indian Delta. OBSH tha se kjo bëhet për të thjeshtuar diskutimet, por edhe për të shmangur stigmatizimin që po u bëhej vendeve, emrat e të cilave po përdoreshin. Më herët gjatë muajit maj, qeveria indiane e kritikoi emërtimin e variantit B.1.617.2, të zbuluar tetorin e vitit të kaluar, si “varianti indian”, edhe pse OBSH nuk e kishte quajtur kurrë zyrtarisht me këtë emër. “Asnjë shtet nuk duhet të stigmatizohet kur zbulon dhe raporton ndonjë variant të Covid-19,” tha në tëitter drejtoresha teknike e OBSH, Maria Van Kerkhove. Ajo bëri gjithashtu thirrje për monitorim të rreptë të varianteve, dhe për shpërndarjen e të dhënave shkencore, me qëllim ndaljen e përhapjes së pandemisë. Një listë e plotë e emërtimeve të reja u publikua në faqen zyrtare të OBSH. Megjithatë, shkronjat greke nuk do të zevendësojnë emërtimin shkencor të varianteve. Nëse zbulohen më shumë se 24 variante, nuk do të mjaftonin shkronjat e alfabetit grek, kështu që do të njoftohej një sistem i ri emërtimi, tha zyrtarja e OBSH.

Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
Top News – ‘Para sot apo gjak nesër…’ / BE përballë vendimit kritik për asetet e ngrira ruse
18/12 13:59
Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12 13:58
Top News- Putin dridhet! Asetet ruse në rrezik / Çfarë janë dhe sa vlejnë fondet e ngrira të Rusisë?
18/12 13:35
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë me kaos: Të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor!
18/12 12:17
Top Channel/ Boll me fjalë, kancelarit Merz i soset durimit: T`i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt!
18/12 12:10
DIGITALB DIGITALB