Top News – OBSH, kritika Evropës: Nuk po bëni sa duhet kundër virusit!
08/01/2021 10:57

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve europiane të bëjnë më shumë për të frenuar një variant të ri të koronavirusit, i cili është pikasur për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se duhen masa më të ashpra për të “rrafshuar vijën vertikale” të rasteve në disa vende. Ai theksoi se 22 vende evropiane te kane tani variantin e ri tw virusit dhe këtë e cilësoi si një “situatë alarmante”. Ekspertët e shëndetit thonë se ky variant është dukshëm më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme, por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm për të infektuarit. Ata gjithashtu e kanë minimizuar mundësinë që vaksinat të mos jenë efektive ndaj tij. Në Evropë, vendet me numrin më të madh të të infektuarve janë: Mbretëria e Bashkuar me 2.8 milionë, Franca me 2.7 milionë dhe Italia me 2.2 milionë.Numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 78,000. “Pa kontroll të shtuar për të ngadalësuar përhapjen e variantit, do të ketë një ndikim të shtuar në objektet shëndetësore, të cilat tashmë janë nën presion”, tha Kluge. Sipas OBSH-së, mbi 230 milionë njerëz në Evropë janë duke jetuar në vende që janë nën izolim të plotë kombëtar.Në të gjithë botën, sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 88 milionë njerëz, prej të cilëve, mbi 1.8 milion kanë humbur jetën.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01