Top News – Obama “fshikullon” Trump: Reagim racist ndaj meje!
13/11/2020 14:35

Barack Obama i fshikullin republikanët si ksenofobë dhe paranojakë në librin e tij të kujtimeve që fokusohet tek mandate i vet i parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Libri me 768 faqe mban titullin ‘Një Tokë e Premtuar’ dhe do të dalë në 17 Nëntor. Aty Obama reflekton mbi karrierën e tij politike por zbulon dhe gjëra personale, përfshirë shtimin e pirjes së duhanit dhe tensionet në martesën me Michelle. Por në fokus ka vendosur shumë edhe frymën e garës në SHBA duke theksuar se ka qenë vetë zgjedhja e tij historike si presidenti i parë me ngjyrë I vendit që nxiti një pjesë të ndasive aktuale në shoqërinë amerikane. “Ishte sikur prania ime në Shtëpinë e Bardhë të kishte shkaktuar një panik të thellë dhe ndjesinë se ishte përmbysur rendi natyror”, shkruan ai, i cituar prej CNN. Donald Trump, sipas Obamës, e nuhati situatën dhe përfitoi prej saj për të fituar presidencialet e 2016-tës. “ Këtë kuptoi Trump dhe doli me pretendimet se unë nuk kisha lindur në Shtetet e Bashkuara e se isha një president i paligjshëm. Miliona amerikanëve të shqetësuar nga një njeri me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, ai u premtoi një eliksir për ankthin e tyre racor”, shkruan Obama, i cili pretendon megjithatë se rrënjët e problemit nisin që përpara para presidentit aktual. Ato i gjurmon deri në vendimin e John McCain për të emëruar Guvernatoren e Alaskës Sarah Palin si partneren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. ‘Përmes Palin, dukej sikur shpirtrat e errët që kishin kohë që përgjonin në skajet e Partisë Republikane moderne – ksenofobia, anti intelektualizmi, teoritë e konspiracionit paranojak dhe një antipasti ndaj njerëzve me ngjyrë – po gjenin rrugën e tyre drejt qendrës së vëmendjes- shkruan Obama. Sidoqoftë, ai e zhvesh McCain nga çdo përgjegjësi, duke thënë se beson që senatori, i cili vdiq nga kanceri i trurit në 2018, nuk do të kishte bërë të njëjtën zgjedhje po ta dinte se çfarë rezervonte e ardhmja.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20