Top News – Nuk mori pjesë në inaugurim/ Donald Trump la një letër për Biden
21/01/2021 10:07

Ish Presidenti Donald Trump respektoi traditën tre-dekadëshe të udhëheqësve amerikanë në largim, duke i lënë pasardhësit të tij, demokratit Joe Biden, një letër në Zyrën Ovale. I pyetur nga gazetarët, Presidenti Joe Biden tha se letra ishte shumë bujare, por shtoi se nuk mund ta zbulonte përmbajtjen e saj pa biseduar paraprakisht me ish-Presidentin Trump I cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe me demokratit, nuk ka folur që para ditës së zgjedhjeve presidenciale. As në fjalën e shkurtër të lamtumirës në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit, ai nuk e përmendi Bidenin me emër. Në të shkuarën, presidentët kanë lënë letrat e tyre në tavolinën e Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku pasardhësit kanë gjetur urime të mira menjëherë pas fillimit të mandatit të tyre katër vjeçar. Traditën e nisi Ronald Reafan që I tha ish-nënpresidentit të tij dhe presidentit të ardhshëm George H.W. Bush: “George, unë çmoj shumë kujtimet që ndajmë dhe ju uroj gjitha të mirat. Ju do të jeni në lutjet e mia." Presidenti Trump u largua nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes pas një ceremonie lamtumire ushtarake në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit, duke hipur në avionin presidencial Air Force One për herë të fundit për një fluturim drejt rezidencës së tij përballë oqeanit Atlantik në Florida.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33