Top News – “Nuk kemi frikë prej jush”/ Protestuesit në Mianmar sfidojnë autoblindat
15/02/2021 14:48

Arrestimet, prania e shtuar policore nëpër rrugë dhe autoblindat nuk i kanë ndaluar protestuesit në Mianmar të dalin sërish nëpër rrugë. Mijëra punëtorë u mblodhën në Mandalai, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke kënduar dhe mbajtur pankarta në të cilat shkruante: “Lironi udhëheqësit tanë”. Në qytetin më të populluar të vendin, Yangon, u raportua për një prani më të vogël të protestuesve, kryesisht për shkak të kufizimeve në internet dhe pranisë ushtarake. Numri I lartë I ushtareve nëpër rrugë është parë si një sinjal i qartë se goditja ndaj kundërshtarëve të grusht shtetit, të ndodhur në 1 shkurt, mund të vazhdojë. Ushtria e Mianmarit i ka paralajmëruar protestuesit në të gjithë vendin se mund të përballen me 20 vjet burg nëse pengojnë forcat e armatosura.Gjatë 10 ditëve të fundit qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta, duke kërkuar rikthimin e një qeverie civile dhe lirimin e liderëve të burgosur të vendit. Grushti i shtetit I zemëroi aq shumë banorët e Mianmarit, sa u bë shkas për protestat më të mëdha popullore atje prej më shumë se një dekade. Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadat e vendeve perëndimore u bënë thirrje forcave të sigurisë të “frenohen nga dhuna kundër demonstruesve dhe civilëve, të cilët protestojnë për përmbysjen e qeverisë së tyre legjitime”.

Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59