Top News – Nuk e lë në dorë të BE-së/ Analistët, SHBA do të kërkojë angazhim në dialog
22/02/2021 21:57

Në Shtetet e Bashkuara dy ekspertë me përvojë të politikës së jashtme dhe të Ballkanit, thanë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe të rajonit. Komentet e tyre vijnë pasi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha pas fitores së partisë së tij, se bisedimet me Serbinë nuk do të ishin përparësi në një qeveri të drejtuar prej tij, krahasuar me problemet e brendshme. Ish-ambasadori Frank Wisner dhe studiuesi i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Charles Kupchan thanw pwr Zwrin e Amerikws se angazhimi për zgjidhjen e kësaj çështjeje, do të jetë pjesë e rigjallërimit të rolit të administratës së Presidentit Biden në Ballkan. Kupchan u shpreh se Vuçiç dhe Kurti, mund tw mbajnw qëndrime të ashpra sepse ato funksionojnë politikisht, por shton se ai beson se do të ketë presion nga nga Europa dhe nga Uashingtoni për të ecur përpara. “Mendoj se si Kurti edhe Vuçiç duhet të jenë të përgatitur që Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre evropianë t’u thonë se është koha të rikthehen (në negociata) dhe të bëjnë përparim në marrëdhëniet politike”, thotë ai. Ambasador Wisner bie dakord. “Të jeni të sigurt se Shtetet e Bashkuara do të argumentojnë në Bruksel, në Prishtinë dhe në Beograd se mosmarrëveshjet e së kaluarës duhen kapërcyer në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë për sovranitetin e tjetrit, integritetit territorial. Ne shpresojmë që rezultati të jetë që prishtine dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje dhe që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të bashkëjetojë në paqe me Kosovën”, thotë ai duke shtuar se një nga arsyet që mund të jetë një moment inkurajues për zgjidhjen e problemeve të mbetura në Ballkan, është theksi që Biden i ka vënë aleancave tradicionale.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09