Top News – Njerëzit me ngjyrë/ Dy herë më të rrezikuar nga covid
12/11/2020 19:17

Njerëzit me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa se të bardhët për të kontraktuar koronavirusin, tregon një studim me 18 milionë njerëz. Studimi i revistës EClinical Medicine, e cila publikohet nga Lancet, po ashtu tregon se aziatikët kanë 1.5 herë më shumë gjasa se të bardhët për t’u infektuar. Studiuesit e universiteteve Leicester dhe Nottingham mblodhën të dhëna nga tetë studime në Mbretërinë e Bashkuar dhe 42 të tjera në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se gjetjet e tyre kanë “rëndësi urgjente për shëndetin publik”. Ka pasur disa dëshmi se njerëzit që u përkasin pakicave etnike, janë në rrezik më të madh nga koronavirusi, por arsyet nuk janë kuptuar ende plotësisht. Autori kryesor i studimit të fundit, dr Manish Pareek, tha se ka pak prova që tregojnë se rreziqet rrjedhin nga faktorët gjenetikë. “Njerëzit që u përkasin pakicave etnike, kanë më shumë të ngjarë të punojnë në vijën e parë të frontit dhe të jetojnë në familje të mëdha”, tha Pareek. “Ne duhet të punojmë për të minimizuar ekspozimin ndaj virusit të këtyre grupeve në rrezik, duke ua lehtësuar qasjen me kohë në burimet e kujdesit shëndetësor”, tha studiuesja tjetër, dr Shirley Sze. Koronavirusi ka prekur mbi 52 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 1.2 milion kanë vdekur, ndërsa mbi 34 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 10.4 milionë të infektuar dhe mbi 241,000 viktima.

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07