Kryeministri izraelit Naftali Bennett do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe të dielën. Ai pritet të takohet me sundimtarin de facto të këtij vendi, në vizitën e parë të nivelit më të lartë që nga zyrtarizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve vitin e kaluar. Udhëtimi vjen mes tensioneve të shtuara rajonale, ndërsa fuqitë botërore po përpiqen të rinovojnë një marrëveshje bërthamore me Iranin. Izraeli ka kërkuar forcimin e mbrojtjes