Top News- Një Papë nga Amerika, kush është kardinali që u zgjodh në krye të Vatikanit
08/05/2025 23:53

Robert Prevost, 69 vjeç, misionar që e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës duke shërbyer në Peru, ishte ndër kandidatët kryesorë për papë – përveç se kishte një pengese: shtetësinë. Prej kohësh ka ekzistuar një tabu ndaj përzgjedhjes së një pape amerikan, për shkak të fuqisë gjeopolitike që Shtetet e Bashkuara ushtrojnë në sferën sekulare. Megjithatë, Prevost, me origjinë nga Çikago, duke qenë edhe shtetas i Perusë dhe me vite të tëra të jetuara atje – fillimisht si misionar dhe më pas si kryepeshkop – u pa si një figurë e pranueshme, shkruan associated press. Papa Françesku kishte kthyer sytë te Prevost prej kohësh dhe, në shumë aspekte, e konsideronte atë si pasuesin e tij të mundshëm. Në vitin 2023, e solli në Vatikan për ta emëruar në krye të dikasterit të fuqishëm që shqyrton emërimet e ipeshkvijve nga e gjithë bota – një nga detyrat më të rëndësishme në Kishën Katolike. Si rrjedhojë, Prevost kishte një profil të lartë në konklavë, të cilin pak kardinalë të tjerë e gëzonin. I lindur në Çikago në vitin 1955, Prevost shërbeu si ndihmës në altar dhe u bë prift në vitin 1982. Edhe pse u zhvendos në Peru tre vjet më vonë, ai u kthye rregullisht në SHBA për të shërbyer si pastor dhe prift në qytetin e tij të lindjes. Ai do të jetë amerikani i parë që do të mbajë rolin e Papës, megjithëse konsiderohet si një kardinal nga Amerika Latine për shkak të shumë viteve që kaloi si misionar në Peru, përpara se të bëhej kryepeshkop atje.

Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50