Top News – Një lëmsh i madh zjarri / Çasti kur helikopteri rus qëllohet nga ushtria ukrainase
05/03/2022 17:56

Një video e pabesueshme, tregon momentin kur një helikopter rus shpërthen në qiell pasi trupat ukrainase e godasin atë. Ministria ukrainase e mbrojtjes ka ndarë pamjet ndërsa ajo vazhdon të flasë për rezistencën e fortë të trupave përballë pushtuesve. Imazhet video, tregojnë atë që besohet se është një helikopter rus Mi-24 Hind, që fluturon mbi një fushë. Më pas, nga e djathta, vjen një raketë, me gjasë një Stinger, që e godet në qendër helikopterin. Para se pilotët të mund të lëshojnë kundërmasat, raketa e godet atë dhe mjeti kthehet në një lëmsh të madh zjarri. Ai rrotullohet për pak caste në ajër para se të shpërthejë dhe të bjerë në një fushë, me një qytet që shihet në sfond. Videoja besohet se është filmuar në afërsi të Kievit. Ukraina më herët ka thënë se ka rrëzuar më shumë se 30 helikopterë dhe 30 avionë ushtarakë rusë. Moska nuk ka mundur ende të sigurojë superioritet në ajër, dicka që po pengon dukshëm pushtimin e putinit. “Ja se si pushtuesit rusë po vdesin. Këtë herë, në një helikopter”, tha ministria ukrainase e mbrojtjes. Ndërkohë në një tjetër rajon në Ukrainë, një avion ushtarak rus është fiksuar në kamera teksa rrëzohet pasi goditet nga një raketë. Ai u rrëzua mbi Chernihiv, me videon që tregonte edhe banorët lokalë që brohorisnin.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB