Top News – Një ish mësues matematike/ Pensionisti, baba i më shumë se 116 fëmijëve
31/01/2021 16:45

Ngjan me llojin e postimit që mund të lexosh në një site takimesh: Jam 35 vjeç, kam flokë kafë, i gjatë 1.80, peshoj 80 kg dhe pëlqej të vrapoj e ta mbaj veten të shëndetshëm. Kam një punë të mirë dhe një master, ndaj mos hezitoni të më kontaktoni. Një perspektivë tërheqëse? Por nuk bëhet fjalë për një kandidat për një takim romantik. Ajo që ky person ofron nuk është një marrëdhënie dhe as thjeshtë miqësi. Ai ofron spermën e tij dhe reklama ka në shënjestër femrat që janë të dëshpëruara për të lindur fëmijë. Si rezultat i kufizimeve nga koronavirusi dhe mbylljes së shumë klinikave, në Britaninë e Madhe ka patur mungesë dhuruesish të spermës dhe kjo ka çuar në një lloj tregtie trazuese të spermës njerëzore të derdhur në internet dhe mediat sociale. Veçanërisht në Facebook, ka dhjetëra grupe të specializuara ku një burrë ofron shërbimin dhe femrat kërkojnë ndihmë. Clive Jones, një ish mësues matematike në pension, në derby, të Britanisë së Madhe, pretendon se ai është baba i 116 fëmijëve, pasi gjatë tetë viteve të shkuara ka dhuruar në vijimësi spermën e tij. 65 vjeçari, i martuar dhe me tre fëmijë të tijët, thotë se ai është nxitur ta bëjë këtë nga një nevojë e përgjithshme që të vijohet me lindjen e fëmijëve. Ndërsa bankat zyrtare të spermës, kanë një limit të moshës për donatorët, deri në 45 vjec, ai i është drejtuar facebookut, ku edhe ka gjetur shumë kërkesa. Kur ai filloi ta bënte këtë, ishte 58 vjec. Ishte pak skeptik në fillim, për shkak të moshës, por donacioni i parë rezultoi i suksesshëm. Tani, ai thotë se mbi të gjitha, e bën këtë sepse do të ndihmojë. Tani ai e kalon pjesën më të madhe të kohës duke ngarë makinën e tij për t’ia dërguar spermën porositësve në shtëpi. Deri më tani ka takuar të paktën 10 nga fëmijët që ai ka ndihmuar të lindin duke thënë se thjeshtë ka dashur të dijë nëse sperma e tij ka qenë apo jo e suksesshme

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48