Top News – Një dozë e vetme e Pfizer/ Studiuesit: Garanton 85 për qind mbrojtje nga covid-i
20/02/2021 14:32

Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizer dhe Boontech i jep njerëzve 85 për qind mbrojtje nga koronavirusi, sipas një studimi nga izraeli. Pfizer ka thënë në vazhdimësi se dy doza të vaksinës nevojiten për efikasitet të lartë. Në testet klinike, ai raportoi 52.4 për qind efikasitet pas njërës dozë por 95 për qind efikasitet pas të dyjave. Qeveria britanike, në dhjetor, vendosi të ndiqte një politikë sipas të cilës do ti jepej sa më shumë njerëzve që të ishte e mundur doza e parë e vaksinës, duke rritur distancën kohore mes dy dozave. Doza e dytë e vaksinës së pfizer dhe biontek dhe asaj të astrazeneca-s dhe oksfordit, jepet tani 12 javë pas të parës. Vetë Pfizer, nuk ka mbështetur këtë qasje duke argumentuar se vaksina nuk është testuar për të treguar se cfarë efikasiteti do të kishte pas tre muajsh me një dozë të vetme. Një ekip kërkuesish në izrael, vend ky që kryeson me programin e tij të imunizimit dhe që po përdor vaksinën e pfizer dhe biontech, ka zbuluar se efikasiteti është i lartë edhe para se njerëzit të marrin dozën e dytë. Ata e publikuan analizën e tyre në revistën mjeksore The Lancet, dhe sqarojnë se e kanë mbështetur atë në të dhënat e vaksinimit të më shumë se 9 mijë punonjësve të shëndetësisë. Ata zbuluan se efikasiteti rritej me kohën. Përfshirë rastet asimptomatike, efikasiteti ishte 75 për qind. Njerëzit në izrael e marrin dozën e tyre të dytë rreth tre apo katër javë pas të parës, por shkencëtarët nuk presin që efikasiteti të zbehet për disa muaj pas një doze të vetme.

Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31