Top News-Një dekadë mashtrim me mikrokreditë.SPAK mbyll hetimet për skemën që zhvati qindra qytetarëProkuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e kërkesës për gjykim ndaj Arben Meskutit dhe 15 personave të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të mashtrimit me mikrokreditë. Meskuti, që dyshohet si ideatori dhe kreu i këtij grupi kriminal akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentave dhe kryerje të veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar.Për mashtrim me pasoja të rënda akuzohen edhe 14 të akuzuarit e tjerë në këtë dosje. Këta persona dhe katër shoqëri të ofrimit të kredive dhe zyra përmbarimore, sipas prokurorisë së posaçme kanë vepruar si një entitet i vetëm.
Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e kërkesës për gjykim ndaj Arben Meskutit dhe 15 personave të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të mashtrimit me mikrokreditë.
Meskuti, që dyshohet si ideatori dhe kreu i këtij grupi kriminal akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentave dhe kryerje të veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar.Për mashtrim me pasoja të rënda akuzohen edhe 14 të akuzuarit e tjerë në këtë dosje. Këta persona dhe katër shoqëri të ofrimit të kredive dhe zyra përmbarimore, sipas prokurorisë së posaçme kanë vepruar si një entitet i vetëm.