Drejtuesit e shumë Tesla-ve thanë se ata nuk kishin mundur të hapnin dyert e makinave të tyre pas një problemi në aplikacionin e prodhuesit të makinave. Dhjetëra pronarë postuan mesazhe në mediat sociale ku flisnin për një error në aplikacion që i ndalonte ata të lidheshin me makinat e tyre. shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, personalisht iu përgjigj një ankese nga një shofer në korenë e jugut duke thënë: po punojmë për ta zgjidhur problemin. Më pas, po vetë Musk tha se aplikacioni ishte kthyer në funksionim. Aplikacioni i Teslas përdoret si celës nga shoferët për të hapur dhe për të ndezur makinat e tyre.