Byroja Federale Hetimeve, FBI, ka konfirmuar se dy agjentë saj u vranë dhe tre të tjerë u plagosën të martën ndërsa zbatonin urdhërin për arrestime për një çështje të shfrytëzimit të fëmijëve në pjesën jugore të Floridës, njoftojnë autoritetet. Byroja Federale Hetimeve thotë se i dyshuari gjithashtu ka vdekur. Autoritetet thanë se të shtënat me armë kishin të bënin me një të dyshuar i cili u ngujua brenda një aparamenti në një kompleks banesash në zonën Sunrise që ndodhet në periferi të qytetit Fort Lauderdale.