Kanë mbërritur kamionët e parë me materiale ndërtimi në fshatin Akërni aty ku pritet të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ato janë transportuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ku janë pritur nga banorë të fshatit. Fillimisht janë vendosur kontejnerët dhe më pas do të procedohet me ndërtimin e një kantieri me të gjitha pajisjet e ndevojshme.