Top News – Nis gjyqi historik ndaj Trump/ Çfarë rrezikon ish presidenti nëse ndëshkohet
09/02/2021 19:36

Senati amerikan nisi gjyqin e dyte historik ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Ai akuzohet për nxitje të rebelimit një muaj më parë duke u kërkuar mbështetësve të tij të përballen me ligjvënësit në Kapitol ndërsa ata po çertifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020. Protesta u kthye në një përplasje të dhunshme. Rreth 800 mbështetës të Trump sulmuan autoritetet e Kapitolit, thyen dyer e dritare, plaçkitën disa zyra të Kongresit dhe u përleshën me policinë. Si pasojë pesë persona mbetën të vdekur, mes tyre një oficer i policisë së Kapitolit, si dhe një protestuese e cila u qëllua nga një oficer policie. 100 senatorë, 50 për secilën palë, janë shndërruar në anëtarë jurie gjatë procesit gjyqësor në Senat e ndodhen në një pozicion të pazakontë. Shumë prej tyre ishin dëshmitarë të kaosit të 6 janarit, ditë gjatë së cilës u detyruan të largohen nga kjo dhomë e Kongresit për arsye sigurie. Që ish-presidenti të shpallet fajtor mbi akuzën e ngritur do të duhen votat e dy të tretës së anëtarëve të Kongresit, ose demokratëve do t'u nevojiteshin votat e 17 republikanëve duke e marrë të mirëqenë që të 50 senatorët demokratë do të votojnë për shpalljen e tij fajtor. Në këto kushte, është pothuajse e garantuar që Senati do të votojë për lirimin nga akuza të ish-Presidentit Trump, thotë VOA. Nëse dënohet, Trump nuk do të mund të rikandidojë më e as të mbajë ndonjë post publik në të ardhmen, ndërsa do të humbasë edhe përfitimet si ish president. Avokatët e tij megjtihate kanë ngritur një mbrojtje të fuqishme dhe pretendojnë se ish-presidenti nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi më 6 janar.

Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51