Top News- Ngërçi politik në Kosovë, rrezikohet paralizimi i institucioneve të pavarura
08/11/2025 17:48

Mos formimi I qeverisë së Kosovës po rrezikon paralizimin e shumë institucioneve të pavarura, një pjesë e të cilave po funksionon me mungesë të anëtarëve të bordeve të cilët duhen rizgjedhur. Pavarësisht se Kuvendi është konstituuar pas gjashtëdhjetë seancash, ai ende nuk është funksionalizuar si pasojë e dështimit të formimit të qeverisë së re. Këto vonesa, sipas hulumtuesit në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, do të sjellin pasoja të mëdha. “Kosova do t’i ketë disa pasoja, të cilat ne do t’i ndiejmë edhe më vonë. Ne kemi mungesë të anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Hekurudhave, Komisionit të Pavarur për Media, Autoritetit të Konkurrencës, Bordit të RTK-së, Avokatit të Popullit,” tha ai. Për avokatin Ardian Bajraktari nëse kriza politike vazhdon, numri i këtyre institucioneve pa borde funksionale do të rritet. Është për keqardhje fakti që një numër i konsiderueshëm institucionesh vitale për shtetin tashmë janë jofunksionale. Për fat të keq, ky numër do të shkojë gjithnjë në rritje. Edhe zgjedhjet janë një zgjidhje, pavarësisht se në bindjen time jo më e mira e mundshme. Në instancën e fundit nuk ka garanci se mund të ketë ndonjë verdikt esencial ndryshe nga ai që kemi pasur në shkurt të këtij viti, Njohësi i zhvillimeve politike, Mazllum Baraliu, thotë për KosovaPress se për shkak të mos funksionalizimit të këtyre institucioneve, dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja afatgjata. Janë të pariparueshme dhe të pallogaritshme dhe me pasoja afatgjata. Jo rastësisht me Kushtetutë janë paraparë institucionet e pavarura qeverisëse dhe agjencitë e caktuara. Ato, në fushat e tyre specifike, bëjnë punë me interes të jashtëzakonshëm shtetëror dhe qytetar. Mosfunksionimi i tyre ose funksionimi i mangët me ushtrues detyre pa kuorum është paralizë e atyre organeve, pasi nuk funksionojnë si duhet,

Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00