Top News – Nga Pfizer tek Moderna/ …Kush po fiton miliarda me vaksinat anti covid
06/03/2021 15:33

Ardhja e vaksinave premton rikthim në një jetë më normale dhe ka krijuar një treg global që vlen dhjetëra e miliarda dollarë në shitje vjetore për disa kompani farmaceutike. Mes fituesve më të mëdhenj janë Moderna dhe Pfizer, dy kompani farmaceutike të ndryshme amerikane që marrin më shumë se 30 dollarë për person për mbrojtje me vaksinën e tyre me dy doza. Ndërsa Moderna ëhstë krijuar vetëm 11 vite më parë, ajo nuk kishte shënuar asnjëherë fitime dhe kishte para pandemisë vetëm 830 të punësuar, Pfizer, i ka rrënjët që në 1849 dhe pati një fitim neto prej 9.6 miliardë dollarësh vitin e kaluar, me afro 80 mijë pejesëtarë të stafit. Por, prodhues të tjerë ilacesh, si Britaniko-suedezja AstraZeneca dhe amerikanja Johnson&Johnson, kanë premtuar të ofrojnë vaksinat e tyre në bazë jo fitimprurëse, deri sa pandemia të përfundojë. Nëse tregu do të mbetet një gjenerues parash në të ardhmen, kjo varet nga fakti nëse vaksina do të jetë e llojit që do të nevojitet vetëm një herë, si ajo e fruthit, apo nëse do të kërkohet rregullisht, si psh gripi. Por në të ardhmen e menjëhershme, do të ketë fitime të kënaqshme. Ndërkohë, britanikja the Guardian, ka hartuar edhe një klasifikim të sajin, se cila nga këto kompani farmaceutike do të fitojë më shumë dhe se cilët aksionerë kanë bërë pasuri deri më tani. E para renditet Pfizer dhe BioNTech ku qeveritë e botës kanë porositur rreth 780 milionë doza, me një cmim prej 39 dollarësh për dy doza në shba dhe 30 dollarësh në BE. Në 2021, ajo prej 15-30 miliardë dollarë nga shitjet. Pfizer dhe BioNTech i ndajnë fitimet në marzhine të barabarta ndërkohë që themeluesit e BioNTech, bashkëshortët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, të dy mjekë, u bënë multimiliarderë vitin e shkuar, kur potenciali i vaksinës dhe marrëveshja me Pfizer bënë që të rriteshin aksionet e kompanisë. Më pas Guardian rendit Modernën, Johnson & Johnson, AstraZeneca, Sinovac, institutin Gamaleya dhe fondin e investimeve në rusi, Novavax dhe CureVac.

Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
Top News – ‘Para sot apo gjak nesër…’ / BE përballë vendimit kritik për asetet e ngrira ruse
18/12 13:59
Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12 13:58
Top News- Putin dridhet! Asetet ruse në rrezik / Çfarë janë dhe sa vlejnë fondet e ngrira të Rusisë?
18/12 13:35
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë me kaos: Të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor!
18/12 12:17
Top Channel/ Boll me fjalë, kancelarit Merz i soset durimit: T`i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt!
18/12 12:10
DIGITALB DIGITALB