Tani që Elon Musk është bërë zyrtarisht njeriu i parë dhe i vetëm me një pasuri me 12 shifra, bërja e llogarive për të është bërë fantashkencë. 1.1 trilion dollarë kanë hyrë në xhepat e tij falë debutimit në bursa të SpaceX. Duke shpenzuar një milion dollarë në ditë, pa fituar as edhe një dollar të vetëm, sipërmarrësit nga Afrika e Jugut do t'i duheshin tre mijë vjet për të shpërdoruar pasurinë. Por ai gjithashtu mund të blinte shtete të tëra, të gjitha ekipet e mëdha të futbollit, gjithë pasuritë e patundshme në kryeqendra të mëdha, dhe ti mbeteshin ende para.