Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) që të rrisë vigjilencën ndaj veprimeve sabotuese të Perëndimit. Në një fjalim para zyrtarëve të FSB-së, udhëheqësi rus udhëzoi agjencinë të forcojë aktivitetin e saj për të eleminuar ato që ai i përshkroi si rritje të operacioneve të spiunazhit dhe sabotimit kundër Rusisë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë. Ai urdhëroi zyrtarët të rrisin mbrojtjen e infrastrukturës kryesore ruse dhe të parandalojnë çdo përpjekje nga shërbimet perëndimore të sigurisë për të ringjallur ato që ai i quajti “celula terroriste” në territorin rus.