Top News – Nën kërcënimin e Kinës… / Tajvani-duhet të përgatititemi për vetëmbrojtje
29/10/2021 12:08

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit Chiu Kuo-cheng tha të enjten se Taipei duhet të jetë i përgatitur për t'u vetëmbrojtur dhe nuk mund të varet plotësisht nga vendet e tjera për ndihmë nëse Kina do të niste një sulm kundër ishullit. Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur në nivelin e tyre më të lartë prej dekadash. Pekini ka nisur një numër rekord avionësh luftarakë drejt hapësirës ajrore ndërkombëtare në afërsi të ishullit, duke përforcuar një fushatë trysnie ushtarake. Sipas ministrit të Mbrojtjes e Tajvanit, deri në vitin 2025 Kina do t’i ketë zhvilluar aftësitë ushtarake në përmasa të tilla që mund ta pushtojë ishullin. “Kur kolegët e ministrisë së mbrojtjes bëjnë analiza mbi lëvizjet e shumta të Kinës u duhet të grumbullojnë të dhëna. Disa nga veprimet e saj janë të vazhdueshme, ato nuk do të ndalen papritur. Pra unë mendoj se rreth Tajvanit nuk do të shohim një qetësim të dukshëm (të situatës) së shpejti. Kjo nuk do të jetë aq e lehtë”, tha ai. Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, megjithëse ishulli është vetëqeverisur që nga koha kur u nda nga kontinenti i sunduar nga komunistët në vitin 1949, pas një lufte të gjatë civile. Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit i ka quajtur tensionet në rritje mes Kinës dhe Tajvanit si më "të fortat" që ka parë në 40 vjet.

Top News – Shkatërron gjashtë bombardues të Putinit / Ukraina, sulm të thellë mbi bazën ajrore ruse
15/10 15:38
Top News – Sulmohet cisterna pranë Rumanisë / Tetë marinarë të zhdukur, anija goditet nga dronët
15/10 15:37
Top News- Presidenti amerikan adhuron Putinin! Zelenski i kthehet Trump, rinis sulmet mbi rafineritë
15/10 15:31
Top News – Roli sekret i Vuçiçit në biznesin e Trump / Guardian zbulon ‘përpjekjen e paligjshme’
15/10 15:26
Top Channel/ “Mjaft më”, Zelensky për FT: “Ukraina do rinisë sulmet ndaj rafinerive ruse”!
15/10 15:06
Top News – Njerëzit të bllokuar mes ujit / Kaos e frikë në Stamboll, shi e përmbytje të frikshme
15/10 13:58
Top News – Tragjedi, shembet çatia e shkollës / 27 nxënës dhe një mësues humbin jetën në Pakistan
15/10 13:42
Top News – Dy anije mbyten në Hormuz / U goditën nga predha ndërsa Irani intensifikon sulmet
15/10 12:16
Top Channel/ Protestat në Francë, Macron: Zemërimin e studentëve po e shfrytëzon tjetërkush!
15/10 12:12
Top News – Zelenski akuzon Trumpin për ‘tradhti’: ‘Kjo nuk është ana e duhur e historisë’
15/10 12:04
Top News – Trump sabotoi Satelitët e Starlink / Musk ia hedh fajin presidentit, Ukraina në telashe
15/10 11:49
Top Channel/Trump i kthehet Iranit:Do përdor “nënën e të gjitha bombave”, me e fuqishmja ndonjëherë!
15/10 11:38
Top Channel/ Mali i Zi në BE, Kroacia vendos 8 kushte: Në të kundërt, bllokon avancimin!
15/10 11:34
Top News – ‘Nëna e të gjitha bombave’ mbi Iran / CNN: Trump shqyrton përdorimin, plane të reja sulmi
15/10 11:33
Top Channel/ Groenlanda “rrëzon” Trump: Jo eksplorim masiv për naftë, gaz dhe minerale!
15/10 11:33
Top News- Kroacia tetë kushte Malit të Zi/ Kërkon plotësimin e tyre para anëtarësimit në BE
14/10 23:09
Top News-‘Vetëpërmbahuni nga aktet e dhunës’/ Delegacioni i BE e ambasada e SHBA thirrje për qetësi
14/10 23:09
Top News – Putin po dështon në Ukrainë! Mobilizohet NATO: Të bëjnë më shumë
14/10 15:21
Top News – Irani ndryshon taktikë lufte… / Shton sulmet në Hormuz para zgjedhjeve në SHBA
14/10 15:21
Top News – IA te furrat e televizorët tanë / Anthropic lëshon alarmin: Replikon veten brenda muajsh
14/10 15:13