Top News – Në pushtet deri në 2036… / Putin ‘nxehet’ me gazetaren, ‘luftë’ gazi me Evropën
14/10/2021 14:34

Vladimir Putin është zemëruar me gazetaren e bukur amerikane se ajo nuk dëgjoi argumentet e tij në lidhje me luftën e gazit me evropën. Presidenti rus, akuzoi gazetaren e CNBC Hadley Gamble se po vepronte sikur nuk e kishte dëgjuar atë që ai tha pasi ajo e pyeti për mohimin nga ana e tij se Rusia kishte mbyllur rubinetin e gazit për evropën, gjatë një interviste në Moskë. Gjatë përplasjes verbale, Putini po ashtu la të kuptohej se ai mund të kandidonte sërish për presidencën dhe të qëndronte në pushtet deri në 2036-ën. Putin insistoi se vendi i tij i kishte mbajtur gjithnjë hapur rubinetat për evropën, madje edhe gjatë luftës së ftohtë, dhe hodhi poshtë cdo sugjerim sipas të cilit ai po reduktonte furnizimet duke i quajtur tërësisht të pabaza. Ai shfaqi irritim ndaj pretendimeve të perëndimit se ai e kishte shndërruar gazin në një armë për përfitime gjeopolitike dhe tha se liderët evropianë kishin humbur logjikën në luftën për gazin. I pyetur nëse ai do të ishte sërish president deri në moshën 84 vjecare, putin tha: Do të preferoja të mos flisja për këtë pasi ka ende shumë kohë deri në zgjedhjet e ardhshme. Kjo temë mund të rezultonte destabilizuese. Në teori, kushtetuta i lejon Putinit dy mandate të plota gjashtë vjecare duke filluar nga 2024 dhe 2030-ta. “Kushtetuta më lejon të kandidoj për një mandat tjetër por nuk kam marrë ende një vendim”, tha ai. Edhe nëse tërhiqet, putin do të mbetej senator i përjetshëm me imunitet ligjor. Ndërsa për spekulimet mbi shëndetin e tij, këtë javë, tha se ishte shumë mirë edhe pse pranoi se i nënshtrohet shpesh kontrolleve mjekësore.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09